Transmetuar më 04-11-2026, 10:50

Ngjarja që i mori jetën 61 vjeçarit Urim Fiku në Bulqizë bëhet edhe më e rëndë pasi policia lokale konfirmoi para pak çastesh se i ndjeri vdiq pas goditjesh të dyfishta. Ai është sulmuar nga një ari dhe gjithashtu është qëlluar me armë zjarri.

Duke folur për ngjarjen e ndodhur dje në Bulqizë, policia e Dibrës tha sot se fillimisht dyshohej se Fiku kishte humbur jetën si pasojë e sulmit nga një kafshë e egër (ari).

Nga hetimet e kryera deri në këto momente nga grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, dyshohet se 61-vjeçari përveç dëmtimeve të dyshuara se janë të shkaktuara nga kafsha e egër, është konstatuar një plagë e shkaktuar me armë zjarri.

61-vjeçari kishte dalë në mal për të kullotur dhitë dhe, sipas të dhënave paraprake, ishte kthyer në banesë i plagosur.

Rasti ishte raportuar fillimisht në polici nga Spitali i Bulqizës, pasi familjarët kishin kërkuar ndihmë mjekësore për të, duke deklaruar se ishte sulmuar dhe kafshuar nga një kafshë e egër, dyshohet ari.

Tani situata është rënduar sepse nuk duhet kush e qëlloi me armë zjarri 61 vjeçarin. Po ashtu është ende e paqartë se nga i erdhi vdekja të ndjeri, nga sulmi i ariut apo nga qitja me armë zjarri.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit