Transmetuar më 04-11-2026, 10:46

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është dërguar në spitalin e burgut të Fieri pak ditë pasi u bë transferimi i tij nga paraburgimi i Durrësit.

Raportohet se sot, Erion Veliaj u zhvendos nga sektori A i paraburgimit të Fierit në sektorin spitalor të këtij institucioni penitenciar.

Nuk ka të dhëna zyrtare përse është bërë kjo zhvendosje. Është e paqartë nëse lëvizja brenda të njëjtit objekt paraburgimi është bërë për çështje shëndetësore apo sigurie.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit