Transmetuar më 04-11-2026, 10:17

LEZHË — Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin e Mbështetjes Operacionale në DVP Lezhë, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Impuls”, duke goditur një rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike në afërsi të ambienteve shkollore.

Në kuadër të planit operacional “Shkolla të pastra” dhe mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative, efektivat e policisë kanë kapur në flagrancë dhe kanë vënë në pranga shtetasin K. P., 18 vjeç, banues në Ishull Lezhë.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj të riut, shërbimet e Policisë i gjetën disa doza të lëndës së dyshuar narkotike Cannabis Sativa të përgatitura gati për shitje. Më pas, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, policia gjeti dhe sekuestroi doza të tjera të së njëjtës lëndë.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se 18-vjeçari e ushtronte këtë veprimtari kriminale të shitjes së kanabisit kryesisht në afërsi të shkollave në qytetin e Lezhës. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan në total 83 doza kanabis sativa si dhe një aparat celular.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë për veprime të mëtejshme hetimore.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit