Transmetuar më 04-11-2026, 10:59

TIRANË — Këngëtarja Ronela Hajati ka reaguar e revoltuar në rrjetet sociale, duke goditur publikisht mënyrën se si mediat rozë trajtojnë figurën e saj artistike dhe fokusin e tepruar mbi jetën e saj sentimentale.

Shkak për këtë reagim u bënë titujt e shumtë në mediat online pas një videoje humoristike që këngëtarja publikoi në rrjetin social TikTok, ku provonte një filtër që pretendonte të parashikonte partnerin e përdoruesit. Ndonëse Ronela e kaloi me batuta faktin se filtri i nxori si partner të supozuar një udhëheqës politik nga Mongolia, vëmendja e portaleve u përqendrua menjëherë te pretendimet për jetën e saj private.

Përmes një videoje pasuese të publikuar në Instagram, artistja shprehu hapur pakënaqësinë për zbehjen e punës së saj profesionale përballë thashethemeve.

“Gjithë fokusi i jetës, i punës, i showbizit është vetëm tek i dashuri, dashnori dhe kush është ai. Domethënë, shkon e bën këngë, investon, bën intervistë 3 orë, titulli është prapë ‘zbulohet i dashuri’. Paskeni vdekur, domethënë”, deklaroi Hajati.

Përmes kësaj deklarate drejtpërdrejtë, këngëtarja kritikoi prirjen e medieve për të shmangur arritjet artistike dhe projektet muzikore me kosto të lartë, duke i dhënë përparësi absolute jetës personale dhe titujve sensacionalë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit