Transmetuar më 04-11-2026, 10:06

BRESCIA — Detaje të tjera me të rënda janë zbardhur lidhur me vrasjen e 39-vjeçares shqiptare Meleqe Lusha nga djali i saj 21-vjeçar, Eduart Xhani, ngjarje e shënuar në qytetin Chiari të provincës së Brescias në Itali.

Pas krimit tragjik ku i shkaktoi të ëmës rreth dhjetë plagë me thikë në pjesën e sipërme të trupit gjatë orëve të natës, i riu është endur pa synim për disa orë në rrugët e zonës. Më pas, ai është paraqitur vullnetarisht me rroba të gjakosura në një kazermë të Karabinierëve në Cremona.

“E kam vrarë nënën time, do ta gjeni në shtëpi”, ka qenë deklarata e shkurtër e 21-vjeçarit përpara ushtarakëve, përpara se të mbyllej në heshtje të plotë përballë pyetjeve të hetuesve. Prokurorja e gatshme e Brescias, Laura Matrone, ka nxjerrë menjëherë urdhrin e ndalimit ndaj tij, duke urdhëruar transferimin në burgun Canton Mombello.

Ngjarja e rëndë ka tronditur thellë komunitetin vendas dhe atë shqiptar në Itali, ku familja njihej si e integruar dhe pa probleme të mëparshme. Dennis Beqiri, president i Shoqatës së Shqiptarëve në Chiari dhe pronar i agjencisë imobiliare ku i riu kishte kryer stazhin e shkollës, ka dhënë një dëshmi prekëse mbi figurën e 21-vjeçarit.

“Eduarti ishte një djalë shumë i mirë, i edukuar dhe serioz. Ishte shembull për komunitetin. Gjithmonë vinte në kohë, ishte i buzëqeshur dhe korrekt. Isha i bindur se do të kishte një të ardhme të suksesshme”, deklaroi Beqiri.

Ekspertët e Karabinierëve po vazhdojnë këqyrjen e imtësishme të apartamentit ku bashkëjetonin nëna me djalin për të përcaktuar dinamikën e plotë të ngjarjes, ndërsa motivi që e çoi të riun drejt këtij veprimi makabër mbetet ende plotësisht i paqartë.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit