Transmetuar më 04-11-2026, 09:54

BULQIZË — Kthesë e fortë në hetimet për vdekjen e 53-vjeçarit Urim Fiku të gjetur pa jetë një ditë më parë në malin e Bulqizës.

Ndonëse paraprakisht u dyshua se viktima kishte humbur jetën si pasojë e sulmit nga kafshët e egra, ekspertiza mjeko-ligjore e kryer në Tiranë ka zbuluar detaje që rrëzojnë këtë pistë.

Nga ekzaminimi i imtësishëm i trupit të pajetë, mjekët ligjorë kanë konstatuar një plagë tejshpuese të shkaktuar nga arma e zjarrit, ku në pjesën e gjoksit të 53-vjeçarit është gjetur një predhë plumbi.

Konstatimi i kësaj plage ka bërë që organet e drejtësisë të hapin menjëherë një pistë të re hetimore për vrasje. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë dhe grupi hetimor po vijojnë veprimet në terren për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e personave të përfshirë në këtë ngjarje kriminale.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit