Transmetuar më 04-11-2026, 09:16

Nju Jork, 4 nëntor 2026 – Kongresmenia demokrate Alexandria Ocasio-Cortez ka siguruar një mandat të pestë në Dhomën e Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, duke fituar përballë kandidatit republikan me origjinë shqiptare, Diam Hysenaj.

Sipas rezultateve të raportuara nga agjencia Associated Press, 37-vjeçarja, e cila përfaqëson distriktin e 14-të të Nju Jorkut, mori rreth 79 për qind të votave, kur ishin numëruar 45 për qind e fletëvotimeve. Rezultati u bë i qartë vetëm 20 minuta pas mbylljes së qendrave të votimit.

Kundërshtari i saj, Diam Hysenaj, 44 vjeç, sipërmarrës në sektorin e pasurive të paluajtshme me origjinë nga Shqipëria, nuk arriti të zhvillonte një garë të fortë elektorale.

Një nga faktorët që karakterizoi fushatën ishte edhe diferenca e konsiderueshme në financim. Sipas të dhënave të publikuara, fushata e Hysenajt mblodhi rreth 440 mijë dollarë, ndërsa ajo e Ocasio-Cortez siguroi afërsisht 38 milionë dollarë.

Fitorja e re vjen në një periudhë kur Ocasio-Cortez po shqyrton mundësinë për të kandiduar në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së ose për një vend në Senatin amerikan. Ajo ka deklaruar se do të marrë një vendim për të ardhmen e saj politike pas zgjedhjeve të mesmandatit.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit