Transmetuar më 04-11-2026, 09:14

Prishtinë, 4 nëntor 2026 – Një operacion i përbashkët i Policisë së Kosovës, Prokurorisë dhe Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë ka çuar në goditjen e një grupi të dyshuar kriminal ndërkombëtar, duke rezultuar në sekuestrimin e 37 kilogramëve heroinë dhe arrestimin e pesë personave.

Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, përmes një postimi në rrjetet sociale. Sipas tij, lënda narkotike ishte ndarë në 62 paketime dhe kishte një vlerë në treg prej më shumë se gjysmë milioni euro.

Në kuadër të operacionit janë arrestuar pesë persona, të dyshuar për përfshirje në grup të organizuar kriminal, si dhe për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve.

Ministri Sveçla ka vlerësuar bashkëpunimin mes institucioneve të sigurisë dhe drejtësisë, duke theksuar se lufta kundër grupeve kriminale dhe veprimtarive që rrezikojnë sigurinë publike do të vijojë të intensifikohet.

Autoritetet kosovare kanë bërë të ditur se angazhimi institucional kundër trafikut të narkotikëve mbetet një prioritet për mbrojtjen e qytetarëve dhe shëndetit publik.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit