

Vlorë, 4 nëntor 2026 – Policia e Vlorës ka arrestuar Mariglen Dogën, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për ekzekutimin e pjesës së mbetur të dënimit me burg.
Arrestimi u krye në banesën e tij, në momentin kur efektivët e policisë mbërritën për të zbatuar urdhrin përkatës.
Sipas të dhënave paraprake, Doga kishte vuajtur një pjesë të dënimit, por i kishin mbetur edhe gjashtë vite burg për të shlyer plotësisht masën e dhënë nga drejtësia. Për këtë arsye, ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Pritet që Policia e Vlorës të bëjë publike detaje të mëtejshme lidhur me vendimin penal dhe procedurat e ndjekura pas arrestimit.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






