Transmetuar më 04-11-2026, 08:59

Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar gjatë orëve të para të mëngjesit në qytetin e Lezhës.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:50, në një ambient parkimi (garazh), pranë zonës së njohur si “Mileniumi”.

Dyshohet se lënda plasëse ka shpërthyer në një automjet tip “Mercedes-Benz”, në pronësi të shtetasit A. N.

Fatmirësisht, nga shpërthimi nuk raportohet për persona të lënduar.

Menjëherë pas ngjarjes, grupi hetimor ka nisur veprimet për zbardhjen e rrethanave, ndërsa po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të dyshuar.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit