

Lezhë, 4 nëntor 2026 – Një automjet tip “Benz” është dëmtuar nga shpërthimi i një sasie lënde plasëse në orët e para të mëngjesit në qytetin e Lezhës. Ngjarja është regjistruar rreth orës 01:50, në një ambient parkimi pranë zonës së njohur si “Mileniumi”.
Sipas të dhënave paraprake, lënda plasëse dyshohet se ishte vendosur në automjetin në pronësi të shtetasit me inicialet A. N., ndërsa shpërthimi ka shkaktuar dëmtime materiale.
Nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar.
Policia ka nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat dhe motivet e mundshme të kësaj ngjarjeje, si dhe për të identifikuar dhe vënë në pranga autorin ose autorët e dyshuar.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






