Transmetuar më 04-11-2026, 07:19

Ditën e sotme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme, ku mëngjesi ka nisur me vlera termike të ngrohta për stinën, me temperatura që variojnë nga +10°C deri në +15°C. Reshjet e shiut do të mungojnë plotësisht përgjatë të gjithë ditës, ndërsa qielli do të mbetet kryesisht i mbuluar nga vranësira kalimtare. Përsa i përket parametrit të erës, ajo do të fryjë e lehtë nga drejtimi i veriut, me një shpejtësi modeste prej 1 deri në 2 m/s.

Gjatë orëve të pasdites, rritja e lehtë e temperaturave do të vijojë duke arritur maksimumet ditore prej +14°C deri në +16°C, shoqëruar nga çeljet e lehta të qiellit dhe prania e vranësirave të pakta. Me ardhjen e mbrëmjes, termometri pritet të pësojë një ulje graduale drejt kuotave +10°C deri në +13°C, ndërkohë që era do të ndryshojë kahun duke fryrë po lehtë nga lindja, me të njëjtën shpejtësi prej 1-2 m/s.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit