

Interi ka arritur një fitore bindëse me rezultatin 3-0 në transfertë ndaj Feyenoordit, në sfidën e vlefshme për fazën e ligës së UEFA Champions League. Skuadra zikaltër e drejtuar nga Cristian Chivu ka dominuar plotësisht në stadiumin "De Kuip", duke i shkaktuar një humbje të rëndë ekipit holandez.
Zikaltërit e zhbllokuan rezultatin që në minutën e 8-të përmes mbrojtësit Yann Bisseck. Më pas, në minutën e 34-t, Francesco Pio Esposito dyfishoi shifrat duke u dhënë italianëve një epërsi të komanduar që në pjesën e parë. Në fraksionin e dytë të lojës, Piotr Zieliński realizoi golin e tretë në minutën e 54-t, duke vulosur përfundimisht suksesin e skuadrës milaneze.
Përballja u shoqërua edhe me tensione në tribuna. Pas golit të tretë të Interit, tifozët e Feyenoordit hodhën flakadanë nga jashtë stadiumit, të cilët përfunduan në fushë dhe mbi çatinë e impiantit "De Kuip". Për këtë arsye, gjyqtari u detyrua ta ndërpriste ndeshjen për rreth dy minuta deri në rikthimin e sigurisë. Me këtë fitore, Interi merr tri pikë të rëndësishme në meçin e Champions League, ndërsa Feyenoordi mbyll një mbrëmje me bilanc negativ si në aspektin sportiv, ashtu edhe në atë disciplinor.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






