

Miliarderi Elon Musk ka paralajmëruar se një fitore e mundshme e Partisë Demokrate në zgjedhjet e vitit 2028 mund të transformojë rrënjësisht balancat politike në Shtetet e Bashkuara. Përmes një postimi në platformën e tij X, Musk deklaroi se kontrolli i plotë i Shtëpisë së Bardhë dhe dy dhomave të Kongresit nga demokratët do të shoqërohej me lëvizje strategjike për të siguruar një dominim të gjatë pushteti.
Sipas Musk, shqetësimi i tij kryesor lidhet me mundësinë që administrata me shumicë meksikano-demokrate t’i japë statusin e shtetit Uashingtonit dhe Porto Rikos, duke siguruar kështu mandate të përhershme në Senat. Paralelisht, ai pretendon se demokratët do të zbatonin politika të dyerve të hapura në kufi dhe do t’u jepnin status ligjor miliona emigrantëve pa dokumente, me qëllim konsolidimin përfundimtar të bazës së tyre elektorale. Përmes këtyre argumenteve, sipas tij, mbështetja për kandidatët republikanë mbetet e vetmja mënyrë për të parandaluar këtë skenar.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






