Transmetuar më 03-11-2026, 16:23

Panairi i 29-të i Librit "Tirana 2026", i parashikuar për t’u mbajtur nga data 11 deri më 15 nëntor, është shtyrë zyrtarisht për në muajin dhjetor. Vendimi është marrë nga Shoqata e Botuesve Shqiptarë si pasojë e situatës së tensionuar dhe protestave të studentëve në kryeqytet, çka sipas organizatorëve cenon kushtet normale për zhvillimin e këtij aktiviteti madhor kulturor.

Vendimi për shtyrjen erdhi pas konsultimeve të ngushta me botues, pedagogë, mësues dhe lexues, të cilët vlerësuan se rrethanat aktuale nuk garantojnë pjesëmarrjen e nevojshme të vizitorëve. Shqetësim kryesor për organizatorët mbetet pamundësia për të siguruar praninë e fëmijëve dhe të rinjve, të cilët përbëjnë audiencën kryesore të këtij ngjarjeje vjetore.

Shoqata e Botuesve Shqiptarë konfirmoi se Panairi i Librit do të mbahet brenda muajit dhjetor të këtij viti, ndërsa datat e sakta të zhvillimit të tij pritet të bëhen me dije gjatë ditëve në vijim.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit