

Avokati Saimir Vishaj priste të jetonte edhe të paktën 10 vjet ndërsa merrte kimioterapi pasi ishte prekur nga kancer metastazik.
Por duket se nuk ia doli dot të mbijetojë. Më 31 tetor, siç tregon avokati Alban Qafa, ndjehej dhe dukej i dobët dhe ecte ngadalë në zyrën e tij përballë SPAK.
Por atë ditë teksa ishte në shtëpi, u rrëzua nga shkallët.
Në gjendje të rënduar, ca nga rrëzimi dhe ca nga ndoshta përparimi i metastazave, kur u dërgua në spitalin e Traumës, mjekët u detyruan ta intubojnë 60 vjeçarin.
Intubimi nuk vlejti dhe këtë të martë 3 nëntor ai iku nga kjo botë.
I ndjeri ishte ndarë me bashkëshorten. Ajo dhe fëmijët e tyre jetojnë në SHBA. Mësohet se ka pasur përpjekje të familjarëve për ta dërguar në një spital jashtë shtetit.
Më herët ai kishte dalë në intervistë në Top Channel dhe më tej në Report Tv, ku kishte treguar historinë e tij të luftës me kancerin.
Vishaj tregoi se kishte kaluar në gjendje kome dhe ishte intubuar, përpara se të merrte trajtim të specializuar në Itali.
Ai rrëfeu se pas trajtimit kishte nisur rikuperimin dhe synonte t’i rikthehej aktivitetit profesional, gjë që e bëri për disa kohë derisa sot ndërroi jetë.
I ndjeri ishte vëllai i nënës së Elsa Lilës e cila ishte vrarë kohë më parë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






