Transmetuar më 03-11-2026, 14:06

Avokati Saimir Vishaj, ka ndërruar jetë ditën e sotme, në moshën 60-vjeçare.

Ai ishte i shtruar në spitalin e Traumës prej disa ditësh pasi ishte rrëzuar dhe kishte pësuar dëmtime të rënda në trup.

Në gjendje kritike ai u dërgua më 31 tetor në Spitalin e Traumës në gjendje të përkeqësuar duke bërë që mjekët ta fusin në intubim në repartin e reanimacionit.

Kjo ishte një tjetër përballje e vështirë shëndetësore për avokatin, i cili vetëm pak muaj më parë kishte rrëfyer publikisht se kishte kaluar një sëmundje të rëndë, që i kishte rrezikuar jetën dhe e kishte mbajtur për një periudhë larg aktivitetit profesional.

Vishaj arriti të rikthehej në jetën publike pas asaj periudhe të vështirë.

Ai njihej si një nga avokatët penalistë më të njohur në vend dhe mbante postin e kryetarit të Shoqatës së Avokatëve Penalistë të Shqipërisë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit