Transmetuar më 03-11-2026, 13:50

TIRANË — Mbrojtja ligjore e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, e përfaqësuar nga avokati Plarent Ndreca, ka paralajmëruar se po shqyrton zyrtarisht mundësinë e depozitimit të një kallëzimi penal lidhur me pretendimet për presione dhe kërcënime të drejtpërdrejta nga kryeministri Edi Rama ndaj kryebashkiakut.

Ndreca konfirmoi se për këtë hap juridik po bashkëpunohet ngushtë edhe me një ekip avokatësh të huaj, ndërsa hapat zyrtarë do të ndërmerren menjëherë pas konfirmimit përfundimtar nga vetë Veliaj. Avokati hodhi poshtë pretendimet se kryebashkiaku fshihet pas organizimit të protestave në kryeqytet, duke i bërë thirrje publike kreut të ekzekutivit të paraqesë prova për këto aludime.

“Jemi duke e vlerësuar kallëzimin penal duhet të më mirëkuptoni edhe vështirësinë me Veliajn, janë cështje që nuk mund të bëhen pa konfirmimin e klientit. Janë bërë me dije edhe avokatët e huaj dhe po e vlerësojmë. Nuk kam marrë pjesë në protesta. Unë jam pjesë e PS, ka mënyra të ndryshme për të reflektuar mbi protestat. Veliaj nuk ka mundësi objektive që të bëjë nga këto akuza. Ai i ka bërë ftesë publike Ramës, nxirrni provat. Ashtu sic ja kam thënë kryeministrit, nëse përplas interesat e mia si një prej drejtuesve politike të qarkut të Tiranë, të PS apo interesave politike të kryeministrit me interesat ligjore të zotit Veliaj unë do mbroj interesat ligjore si person që ka nevojë për mbrojtje ligjore. Kjo mund të më kushtojë, por është me rëndësishme të mbrohen të drejtat e njeriut, sepse kështu bëjmë politikë me të mirë. Nëse ndodh një gjë e tillë unë do jem në krah të Veliajt, unë këtë ja kam thënë Edi Ramës që para 20 ditësh. Kishte një komunikim mes meje dhe kryeministrit. Në momentin e duhur do bëj edhe detajet”, deklaroi Ndreca.

Përmes këtij qëndrimi, mbrojtja nënvisoi se pavarësisht angazhimeve politike pranë partisë në pushtet, mbrojtja e të drejtave ligjore të Veliajt mbetet prioriteti absolut në këtë përplasje institucionale.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit