Transmetuar më 03-11-2026, 13:11

TIRANË — Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ka bërë thirrje sot demokratëve dhe qytetarëve që t’i bashkohen protestës masive të parashikuar për të shtunën në orën 12:00, në mbështetje të lëvizjes studentore dhe gjimnazistëve.

Gjatë një konference për mediat, Berisha e cilësoi revoltën e të rinjve si një përballje kyçe me ekzekutivin dhe si shpresën kryesore të vendit, duke kërkuar reagim nga çdo qytetar pa dallim bindjesh politike.

“Revolta studentore dhe e gjimnazistëve të Tiranës, është shndërruar në shpresën e madhe të mbarë shqiptarëve. Ndaj dhe, e shtuna, është dita që fton çdo shqiptar të rreshtohet përkrah tyre. Përkrah bijve dhe bijave të qytetarëve të këtij vendi, përkrah trimave, guximtarëve, që po bëjnë atë të cilën duhet ta bëjë çdo qytetar. Studentët, gjimnazistat, kanë fituar një simpati të jashtëzakonshme kombëtare dhe ndërkombëtare. Ju e dini, këto muajt e fundit, Shqipëria ka qenë shumë shpesh në kryetitujt e mediave të botës, por raportimet e revoltës studentore i kalojnë përkrah mbështetja, simpatia dhe paraqitja të gjitha zhvillimet e tjera në Europë dhe në botë. Ndaj dhe edhe një herë ftoj demokratët dhe demokratet të shtunën, në një lloj si e shtuna që kaloi, në të cilën mbështetën fuqishëm, të bashkohemi. Ftoj çdo qytetar, askush nuk fton më shumë, asgjë nuk grish më shumë, shqiptarët e të gjitha bindjeve të bashkohen kundër kësaj të keqeje të përbashkët, të madhe, që e ka emrin Edi Rama. Ju e dëgjuat, një gjeneratë e tërë e ka të vështirë të kuptojë se çfarë do të thotë Edi Rama kthehet në genin e etërve të tij mizor, sepse ata nuk kanë përjetuar, kanë qenë fatlumë, nuk kanë përjetuar një ditë të vetme apo kanë qenë fëmijë të hershëm gjatë diktaturës komuniste”, deklaroi Berisha.

Lideri i opozitës nënshtroi se vëmendja ndërkombëtare ndaj revoltës studentore është e jashtëzakonshme, duke bërë thirrje që sheshi të mbushet sërish këtë të shtunë në mbështetje të kërkesave të të rinjve.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit