Transmetuar më 03-11-2026, 12:35

Aksidenti me 6 të plagosur në rrugën kombëtare Pogradec–Qafë Thanë, pranë fshatit Lin, erdhi pasi dy automjete tip Toyota janë përplasur me njëri-tjetrin.

Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të plagosur 6 persona, mes tyre edhe dy fëmijë.

Policia e drejtorisë vendore Korçë tha për noa.al se gjendja e gjashtë të plagosurve është momentalisht jashtë rrezikut për jetën. Ata ndodhen në spitalin e Pogradecit.

Nga të dhënat paraprake, dyshohet se shkak i aksidentit është bërë lagështia në rrugë.

Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit është bërë lagështia në rrugë, e cila mund të ketë ndikuar në humbjen e kontrollit të mjeteve, thanë policë në vendngjarje.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit