Transmetuar më 03-11-2026, 12:26

POGRADEC — Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur gjatë ditës së sotme në aksin nacional Pogradec–Lin, në afërsi të fshatit Piskupat, ku dy automjete janë përplasur fort me njëri-tjetrin.

Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të plagosur 6 persona, tre në secilin prej mjeteve të përfshira.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e urgjencës mjekësore dhe forcat e policisë.

Të gjithë të dëmtuarit janë transportuar me shpejtësi drejt Spitalit Rajonal të Pogradecit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ku sipas bluzave të bardha raportohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit