Transmetuar më 03-11-2026, 12:18

SARANDË — Një aksion i rrufeshëm i Policisë së Sarandës ka çuar në arrestimin në flagrancë të një 31-vjeçareje, vetëm 30 minuta pasi ajo kishte vjedhur një automjet nga parkingu i një hoteli në lagjen nr. 1 të qytetit bregdetar.

Autorja e dyshuar, e identifikuar me inicialet E. S., banuese në Sarandë, menjëherë pas marrjes së mjetit në pronësi të shtetasit A. M., i kishte hequr targat dhe i kishte hedhur ato në një kazan mbeturinash në dalje të qytetit për të humbur gjurmët. Megjithatë, reagimi i shpejtë operacional i efektivëve bëri të mundur lokalizimin dhe ndalimin e saj ndërsa po lëvizte me mjetin e vjedhur në afërsi të tunelit të Skërficës.

Pasi kryen veprimet procedurale dhe sekuestrimin e automjetit, specialistët për Hetimin e Krimeve arrestuan 31-vjeçaren për veprën penale "Vjedhja", ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë për veprime të mëtejshme.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit