

TIRANË — Dita e 22-të e revoltës studentore ka nisur me përshkallëzim të aksionit në terren, ku protestuesit kanë mësyre në ambientet e brendshme të Universitetit Politeknik të Tiranës për të kërkuar ndërprerjen e menjëhershme të procesit mësimor.
Përpara godinës kryesore, të rinjtë kanë vendosur karrige me imazhe të figurave kryesore politike, si simbolikë ndaj klasës politike, përpara se të niseshin në marshim drejt Fakultetit të Ekonomikut. Presioni i protestuesve ka bërë që një pjesë e konsiderueshme e studentëve të braktisin auditoret për t’iu bashkuar tubimit masiv në rrugët e kryeqytetit.
Përshkallëzimi i protestës vjen në një kohë kur kryeministri Edi Rama ka përsëritur ftesën e tij publike për dialog me përfaqësuesit e të rinjve. Megjithatë, studentët kanë refuzuar sërish çdo tryezë bisedimesh, duke e konsideruar kërkesën për dorëheqjen e tij dhe të kabinetit qeveritar si të panegociueshme.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






