Transmetuar më 03-11-2026, 11:57

TIRANË — Detaje të reja dhe të forta kanë dalë në dritë lidhur me përplasjen mes kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, dhe ekzekutivit. Deputeti Plarent Ndreca ka zbardhur prapaskenat e vizitës së ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu, në ambientet e paraburgimit, duke vënë në pikëpyetje procedurat e ndjekura gjatë këtij takimi.

Ndreca ka bërë me dije se nuk ka pasur asnjë kërkesë zyrtare nga ana e Veliajt për t’u takuar me anëtarin e kabinetit qeveritar, ndërsa ka kontestuar rreptësisht orarin dhe formatin e realizimit të kësaj bisede brenda institucionit të ekzekutimit të vendimeve penale.

“Nuk ka kërkesë nga Veliaj për ta takuar Gogun. Ai nuk mund të shkojë në orën 22:30 të darkës. Nëse do të shkonte për zbatimin e detyrës, duhet të shkonte në mënyrë zyrtare, jo të takonte për një orë e gjysmë një person nën hetim në zyrën e drejtorit të burgut. Nëse ka qëllim të inspektojë kushtet në burg, duhet të shkojë me inspektorë”, u shpreh Ndreca.

Kjo deklaratë i shton të tjera hije dyshimi përplasjes institucionale dhe procedurale rreth kushteve të izolimit dhe transferimit të kryebashkiakut të Tiranës, ndërsa mbrojtja vazhdon të këmbëngulë në paligjshmërinë e veprimeve të ndërmarra ndaj tij.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit