Transmetuar më 03-11-2026, 11:49

TIRANË — Gjykata ka vendosur të shtyjë seancën gjyqësore në themel ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, si dhe të pandehurve të tjerë të përfshirë në këtë proces.

Seanca e radhës është caktuar të zhvillohet më 17 nëntor. Vendimi për shtyrjen erdhi pas mungesës fizike të Veliajt në sallën e gjyqit, i cili zgjodhi të përfaqësohej nga avokatët e tij mbrojtës me argumentin e mospjesëmarrjes brenda kafazit të qelqtë.

Përmes mbrojtjes ligjore, kryebashkiaku i ka dërguar një letër trupës gjykuese, duke kërkuar që qëndrimet e tij të parashtruara në shkresë të lexohen publikisht me qëllim garantimin e transparencës gjatë procesit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit