Transmetuar më 03-11-2026, 11:29

TIRANË — Studentët kanë hyrë në ditën e 22-të të revoltës së tyre kundër qeverisë, duke marshuar nëpër institucionet e arsimit të lartë dhe duke përcjellë mesazhe përmes pankartave kundër akuzave për ndikime të huaja.

Në pankartat e ngritura nga të rinjtë spikat mesazhi se lëvizja e tyre buron nga problemet e brendshme të vendit: “Nuk na solli Rusia, nuk na solli Greqia, nuk na solli Veliaj, nuk na solli Partia, na thirri Shqipëria”. Përmes këtij qendrimi, protestuesit kundërshtojnë pretendimet për nxitje nga faktorë të jashtëm, ndërsa një tjetër pankartë thekson se “Diploma nuk është biletë emigrimi”.

Gjatë tubimeve dhe marshimeve të tyre, studentët u kanë bërë thirrje kolegëve të tyre që të bojkotojnë procesin mësimor dhe të bashkohen me protestat. Lëvizja e cila nisi fillimisht me kërkesa për kushtet në arsim dhe konvikte, vijon të mbajë në qendër të thirrjeve kërkesën për dorëheqjen e qeverisë.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit