Transmetuar më 03-11-2026, 11:22

TIRANË — Policia e Tiranës ka vendosur 16 masa administrative ndaj personave që bllokuan qarkullimin e automjeteve gjatë protestës së zhvilluar një ditë më parë përpara Kryeministrisë, si dhe ka nisur procedimin penal ndaj dy të miturve.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit, masat administrative me vlerë 5 mijë lekë secila janë vendosur në zbatim të Aktit Normativ për pengimin e lëvizjes në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Efektivët e rendit deklaruan se protestuesit nuk iu bindën thirrjeve të përsëritura përmes megafonit për lirimin e rrugës. Nga masat e vendosura, 14 u dhanë ndaj personave të shoqëruar në komisariat, ndërsa dy të tjerë u identifikuan përmes këqyrjes së pamjeve filmike.

Paralelisht, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 kanë referuar materialet në Prokurori për dy shtetas të mitur. Dy të rinjtë dyshohet se gjatë tubimit të organizuar nga studentët kanë vepruar të maskuar dhe në bashkëpunim me njëri-tjetrin duke kryer veprime të kundërligjshme.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit