

KLOS — Një pikë karburanti është grabitur gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Klosit, në rajonin e Matit, nga dy persona të maskuar.
Sipas të dhënave paraprake nga vendngjarja, autorët kanë kërcënuar punonjësin e shërbimit, ku njëri prej tyre e ka mbajtur atë nën kontroll ndërsa tjetri ka marrë me shpejtësi shumën e parave që ndodhej brenda kasafortës. Menjëherë pas marrjes së parave, dy të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të paditur.
Deri më tani nuk bëhet me dije vlera e saktë e parave të grabitura dhe mbetet e pakonfirmuar se sa me çfarë mjeti janë kërcënuar punonjësit. Forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave, këqyrjen e kamerave të sigurisë dhe kapjen e autorëve.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






