

BRUKSEL — Kryeministri Edi Rama ndodhet këtë të martë në Bruksel për të marrë pjesë në "Euronews Enlargement Summit", një forum i nivelit të lartë i kushtuar procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe perspektivës evropiane të vendeve kandidate.
Sipas njoftimit zyrtar nga Kryeministria, kreu i qeverisë shqiptare do të bisedojë me gazetarët e rrjetit mediatik Euronews mbi ecurinë e reformave dhe avancimin e Shqipërisë në këtë proces, ku po vijojnë takimet teknike për përmbylljen e grupkapitujve negociues.
Në kuadër të kësaj vizite zyrtare, Kryeministri Rama do të zhvillojë gjithashtu takime dypalëshe me Presidentin e Këshillit Evropian, António Costa, si dhe me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.
Diskutimet me drejtuesit e lartë të BE-së dhe Aleancës do të fokusohen te hapat e ardhshëm të integrimit evropian, bashkëpunimi rajonal dhe çështjet e sigurisë në rajon.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






