

TIRANË — Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka refuzuar të marrë pjesë fizikisht në seancën gjyqësore në themel të caktuar për këtë të martë në orën 10:45, duke u përfaqësuar në proces përmes avokatëve të tij mbrojtës.
Veliaj ka parashtruar më herët argumentin se do ta ndiqte fizikisht procesin vetëm nëse lejohet të qëndrojë jashtë kafazit të qelqtë në sallën e gjyqit. Burime zyrtare bëjnë me dije se kryebashkiaku i ka dërguar një letër trupit gjykues, ku përmblidhen qëndrimet e tij publike lidhur me pretendimet për mesazhe kërcënuese të përcjella nga kryeministri Edi Rama përmes ministrit të Drejtësisë.
Përmes kësaj shkrese, Veliaj i ka kërkuar zyrtarisht trupës gjykuese që letra e tij të lexohet plotësisht gjatë seancës me qëllim garantimin e transparencës dhe vlerësimin e saj ligjor gjatë shqyrtimit të çështjes.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






