Transmetuar më 03-11-2026, 09:48

VLORË — Katër anije luftarake të NATO-s, dy prej të cilave gjermane, një italiane dhe një spanjolle, kanë mbërritur në portin e Vlorës për të zhvilluar një aktivitet të përbashkët ushtarak me Forcën Detare Shqiptare.

Mjetet detare të Aleancës do të qëndrojnë në Gjirin e Vlorës deri më 6 nëntor. Sipas programit zyrtar, përgjatë datave 3 dhe 4 nëntor ekuipazhet do të kryejnë vizita portuale, ndërsa më 5 dhe 6 nëntor do të zhvillohen manovrat e përbashkëta detare dhe ajrore në bashkëpunim me flotën shqiptare.

Stërvitja synon rritjen e ndërveprueshmërisë dhe koordinimit operacional mes forcave aleate përmes ushtrimeve nga deti dhe ajri, komunikimit taktik dhe përgatitjes së personelit për misionet e përbashkëta të NATO-s. Kjo është hera e dytë brenda një muaji që luftanijet e Aleancës ankorohen në Gjirin e Vlorës për manovra ushtarake.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit