Transmetuar më 03-11-2026, 07:17

Vendi ynë do të ndikohet ditën e sotme, e martë, 3 nëntor 2026, nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, të cilat do të sjellin reshje shiu dhe kushte dinamike të motit në pjesën më të madhe të territorit.

Sipas parashikimeve metereologjike, vendi do të karakterizohet nga vranësira mesatare deri të dendura, ndërsa intervale me kthjellime pritet të shfaqen vetëm pas orëve të pasdites. Reshjet e shiut do të jenë të pranishme në mënyrë të herëpashershme me intensitet të ulët. Përjashtim bën rajoni i jugut, ku reshjet do të jenë me intensitet deri mesatar, të shoqëruara lokalisht me shtrëngata afatshkurtra dhe shkarkesa elektrike.

Për sa i përket parametrit të erës, ajo do të fryjë me drejtim nga verilindja në juglindje, me një shpejtësi mesatare prej 7 metrash për sekondë. Megjithatë, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore, era do të fitojë shpejtësi duke arritur deri në 15 metra për sekondë, gjë që do të shoqërohet me një valëzim në dete të forcës 2 deri në 3 ballë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit