Transmetuar më 02-11-2026, 22:55

Plarent Ndreca: Rama më telefonoi me ton fyes e kërcënues, më akuzon se nxhita pavarësinë e Veliajt

Avokati i kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Plarent Ndreca, ka zbuluar gjatë një interviste në emisionin “Opinion” se është përballur me telefonata të tensionuara nga kryeministri Edi Rama, ku përfshihen fyerje dhe kërcënime lidhur me rolin e tij si këshilltar politik i Erion Veliajt.

Sipas Ndrecës, kryeministri ka shprehur pakënaqësi të hapura gjatë komunikimeve të zhvilluara edhe ditën e hënë, duke e akuzuar avokatin se po nxit kryebashkiakun të mbajë linjë të pavarur politike nga ekzekutivi. Ndreca konfirmoi se disponon komunikime që mbështesin versionin e ngjarjeve të paraqitura nga Veliaj në letrën e tij nga burgu i Fierit.

Gjatë intervistës, avokati denoncoi gjithashtu standardet e dyfishta të zbatuara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve penale në Fier. Ndreca sqaroi se ndërsa vetë ai nuk u lejua të takonte klientin e tij jashtë orarit zyrtar, ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, ka zhvilluar një takim prej një orë e gjysmë në zyrën e drejtorit të burgut të premten në mbrëmje, zhvillim ky që pasoi reagimet e Veliajt për protestat në Serbi.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit