Transmetuar më 02-11-2026, 22:49

Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, Taulant Seferi, po kalon një formë të shkëlqyer në kampionatin turk të futbollit, ku u kthye në protagonistin kryesor të fitores së thellë 6-0 të skuadrës së tij.

Seferi la shenjë në ndeshje që në fillimin e saj, kur në minutën e 6-të dhuroi një asist vendimtar për shokun e skuadrës, Camara, i cili zhbllokoi shifrat. Paraqitja e tij u kurorëzua në minutën e 78-të, kur vetë sulmuesi kuqezi shënoi golin e pestë të takimit, duke vulosur një mbrëmje me performancë të lartë personale.

Kjo paraqitje pozitive me gol dhe asist vjen në një moment mjaft të rëndësishëm, pak përpara grumbullimit të radhës të përfaqësueses shqiptare. Me formën e treguar në Turqi, Seferi po i dërgon sinjale të qarta stafit teknik të Kombëtares për ndeshjet e ardhshme ndërkombëtare.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit