Transmetuar më 02-11-2026, 22:38

Nënkryetari i Kuvendit dhe deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, ka deklaruar se forca e tij politike është e hapur për bashkëpunim me të gjitha faktorët opozitarë për të ndërtuar një front të gjerë zgjedhor, duke i bërë thirrje forcave të drejtuara nga Agron Shehaj dhe Adriatik Lapaj, ndërsa ka përjashtuar një marrëveshje me Lëvizjen Bashkë të Arlind Qorit.

I ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania, Gjekmarkaj iu referua modelit politik italian të njohur si “Campo Largo”, duke nënvizuar se Partia Demokratike është e gatshme të ulet në tryezë me parti të tjera opozitare, grupe qytetare dhe studentore pa parakushte për të përcaktuar një strategji fituese për drejtimin e Tiranës dhe të vendit.

Ai sqaroi se procesi i bisedimeve duhet të zhvillohet mbi parime të përbashkëta dhe pa kushte absolutiste nga forcat më të vogla politike. Lidhur me emrin e kandidatit për zgjedhjet e ardhshme, nënkryetari i Kuvendit nënvizoi se Partia Demokratike mbetet e hapur për të diskutuar çdo opsion që garanton arritjen e një rezultati fitues.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit