Transmetuar më 02-11-2026, 22:25

Aktivisti Arbër Hajdari reagoi sonte pasi më herët Erion Veliaj publikoi se kishte marrë kërkesë nga Edi Rama përmes ministrit të Drejtësisë Toni Gogu që ta bëjë kryetar bashkie në detyrë duke dorëzuar përfundimisht mandatin që mbyllet në verën e 2027.

"Më mbytën mesazhet për thashethemet e Erion Veliajt. Jam pa fjalë dhe nuk e kuptoj pse paskam rënë unë këtë herë në çorbën e fantazive të zotërisë.

Unë nuk kam lidhje me këtë histori penale-politike dhe as jam i papunë, as kam ëndërruar ndonjëherë të më punësojë, larg qoftë, Lali Eri!", thotë Hajdari.

Ndërsa shton: "Fundjava ime mbetet gjithnjë ndryshe, mes njerëzve në nevojë. E gjithë java e politikës po njësoj, mes llafeve të kota.

Pa merak miq, unë jam Arbëri i fundjavës".

Hapen kartat: Erion Veliaj i shpall ‘luftë’ publikisht Edi Ramës: Je pa dinjitet. Ik! 

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit