Transmetuar më 02-11-2026, 21:40

Beteja për kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve në zgjedhjet e 3 nëntorit në Shtetet e Bashkuara pritet të vendoset në një numër të kufizuar distriktesh konkurruese, ku diferencat mes kandidatëve janë ngushtuar ndjeshëm. Me një përbërje aktuale ku republikanët ruajnë një shumicë minimale me 219 vende kundrejt 214 të demokratëve, këtyre të fundit u nevojitet një fitim neto prej vetëm tri vendesh për të marrë drejtimin e Dhomës.

Sipas vlerësimeve të fundit nga "Cook Political Report", harta elektoral është zgjeruar në ditët e fundit të fushatës duke krijuar përparësi për kandidatët demokratë. Shqetësimet mbi rritjen e çmimeve, pakënaqësitë ndaj politikës së jashtme në lidhje me me Iranin dhe rënia e nivelit të mbështetjes për presidentin Donald Trump kanë vënë në vështirësi përfaqësuesit republikanë, përfshirë edhe në zona me traditë konservatore.

Në Teksas, përballjet në disa distrikte po shërbejnë si provë për orientimin e votuesve latino-amerikanë. Në distriktin e 15-të, deputetja republikane Monica De La Cruz përballet me demokratin Bobby Pulido pas ndryshimit të kufijve elektoralë. Një situatë e ngjashme paraqitet edhe në distriktet 35 dhe 23, ku dorëheqja e republikanit Tony Gonzales pas një skandali personal i ka rritur shanset për kandidate demokratike Katy Padilla Stout.

Në Nju Jork dhe Pensilvani, garat po zhvillohen rreth kandidatëve me profil të moderuar. Republikani Mike Lawler mbron vendin e tij në distriktin e 17-të të Nju Jorkut përballë demokrates Cait Conley, në një zonë që ishte fituar nga Kamala Harris në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024. Gjithashtu, në Pensilvani, garat në distriktet 7 dhe 10 testojnë ndikimin e mbështetjes nga sindikatat lokale si dhe peshën e qëndrimeve të lidhura me lëvizjen konservatore.

Në shtetin Ohio, sfidat elektorale ndikohen edhe nga hetimet ligjore dhe etike ndaj kandidatëve, si në rastin e republikanit Max Miller në distriktin e shtatë. Ndërkohë në Florida, debati mbi politikat e emigracionit ka vënë në vështirësi deputeten María Elvira Salazar në një distrikt me shumicë hispanike, ndërsa në Kolorado dhe Ajuaj garat mbeten të hapur me marzhë mjaft të ngushtë votash, si në rastin e Mariannette Miller-Meeks e cila mbron vendin e saj të fituar më parë me vetëm 799 vota diferencë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit