

Vajza 18-vjeçare e aktorëve Angelina Jolie dhe Brad Pitt, Vivienne, ka ndryshuar zyrtarisht mbiemrin e saj duke hequr përfundimisht atë të të atit. Gjykata e Lartë e Los Angeles-it ka miratuar kërkesën ligjore të saj për ta ndryshuar emrin e plotë nga Vivienne Marceline Jolie-Pitt në Vivienne Marceline Jolie.
Seanca gjyqësore u zhvillua në gjykatën Stanley Mosk, ku gjyqtari kryesues miratoi kërkesën e paraqitur nga avokati i 18-vjeçares. Në dokumentet gjyqësore të siguruara nga mediat amerikane, Vivienne ka cituar arsye personale për vendimin e saj, ndonëse ajo e përdorte publikisht vetëm mbiemrin e nënës prej më shumë se dy vitesh në projektet artizanale dhe artistike ku kishte marrë pjesë.
Me këtë vendim, Vivienne i bashkohet pjesës më të madhe të fëmijëve të ish-çiftit të njohur të cilët kanë ndërmarrë hapa ligjore për të hequr mbiemrin e aktorit. Më parë, kërkesa të ngjashme janë miratuar nga gjykata edhe për motrat dhe vëllezërit e saj më të mëdhenj, Shiloh, Zahara dhe Maddox, duke zyrtarizuar përdorimin e vetëm të mbiemrit Jolie.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






