Transmetuar më 02-11-2026, 20:50

Sulmuesi anglez Harry Kane ka dhënë deklaratat e tij të para pas vlerësimit me trofeun prestigjioz të Topit të Artë javën e kaluar, ku mposhti në garë emra si Kylian Mbappe dhe Lamine Yamal. Megjithëse e cilësoi këtë çmim individual si një nga arritjet më të mëdha të karrierës së tij, 33-vjeçari theksoi se suksesi kolektiv me ekipin mbetet prioriteti kryesor në futboll.

Gjatë një konference për shtyp të zhvilluar në Madrid përpara ndeshjes së radhës në Ligën e Kampionëve, sulmuesi i Bayern Munich-ut deklaroi se fitimi i trofeut më të rëndësishëm evropian me klubin gjerman do të përbënte një emocion edhe më të madh. Ai nëvizoi se shijimi i suksesit dhe festimet me shokët e skuadrës janë arsyeja kryesore pse ai futet në fushën e lojës, duke vendosur trofetë ekiporë mbi ato individuale.

Kane iu përgjigj gjithashtu vlerësimeve të trajnerit të Atletico Madrid-it, Diego Simeone, i cili e cilësoi atë si një lojtar të jashtëzakonshëm për futbollin modern. Sulmuesi shprehu mirënjohjen e tij për teknikus argjentinas, duke e vlerësuar si një nga trajnerët më të mirë të kësaj epoke.

Duke u ndalur te ndeshja e radhës në stadiumin "Metropolitano" – vend ku pësoi disfatë me Tottenhamin në finalen e vitit 2019 dhe ku do të luhet gjithashtu finalja e këtij sezoni – Kane u shpreh optimist për eliminimin e kujtimeve të hidhura të së kaluarës. Ai theksoi se Bayern Munich synon të përmirësojë ecurinë në fazën e ligës dhe të shfrytëzojë çdo mundësi për të arritur deri në finalen e madhe.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit