

Një incident mediatik ka shoqëruar intervistën e kryeministrit Edi Rama me gazetarin amerikan Andrew Callaghan për platformën "Channel 5", ku kreu i ekzekutivit shqiptar ka ndërprerë bisedën dhe është larguar nga studioja përpara përfundimit të saj.
Sipas pamjeve dhe emisionit të publikuar tashmë të plotë nga platforma, tensionet gjatë bashkëbisedimit nisën në momentin kur gazetari drejtoi pyetje lidhur me çështje të ndjeshme që lidhen me korrupsionin, pastrimin e parave dhe trafikun e drogës në Shqipëri.
Situata u përshkallëzua kur Callaghan e pyeti kryeministrin Rama mbi marrëdhëniet e tij me Jared Kushner, dhëndrin e ish-presidentit amerikan Donald Trump, si dhe lidhur me projektet e tij investuese në bregdetin shqiptar. Pas këtyre pyetjeve, kryeministri vendosi të mbyllë para kohe bisedën dhe të braktisë ambientet e xhirimit.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






