Transmetuar më 02-11-2026, 19:14

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar publikisht lidhur me përplasjet e fundit brenda mazhorancës, pas pretendimeve për mesazhe kërcënuese të transmetuara mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, përmes ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu.

Përmes një deklarate në rrjetet sociale, përfaqësuesi i opozitës e ka cilësuar Partinë Socialiste si një strukturë me karakteristika mafioze. Sipas Bardhit, zhvillimet e fundit dëshmojnë një luftë të ashpër të brendshme për pushtet, e shoqëruar me shantazhe dhe kërcënime të ndërsjella mes eksponentëve më të lartë drejtues.

Lideri demokrat nëglimoi se problematikat me të cilat përballet sot Shqipëria janë shumë më të mëdha sesa konfliktet personale apo politike mes drejtuesve të ekzekutivit dhe atyre të bashkisë. Ai theksoi se vendi nuk duhet të mbetet peng i përplasjeve dhe pazareve politike brenda mazhorancës, ndërsa përgjegjësia për menaxhimin e vendit dhe të kryeqytetit nuk mund të mbulohet nga llogoret e brendshme të partisë në pushtet.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit