

TIRANË, 2 nëntor — Tubimi i zhvilluar mbrëmjen e së hënës përpara godinës së Kryeministrisë nga studentë dhe qytetarë është mbyllur me ndërhyrjen e forcave të rendit, të cilat kanë shoqëruar me forcë gjashtë persona në përfundim të protestës.
Sipas të dhënave nga vendngjarja, shoqërimet kanë ndodhur në çastet kur qytetarët po largoheshin nga sheshi përballë godinës qeveritare. Efektivët e Policisë së Shtetit kanë ndërhyrë duke marrë me forcë gjashtë pjesëmarrës, të cilët më pas janë transportuar drejt ambientet e komisariatit me automjetet e policisë.
Ndërhyrja e forcave të rendit vjen në një kohë kur i gjithë tubimi kundër kabinetit qeveritar u zhvillua në mënyrë të qetë dhe pa incidente. Gjatë gjithë protestës nuk u raportua për akte dhune, konfrontime apo përplasje mes manifestuesve dhe trupave të policisë.
Deri më tani, autoritetet policore nuk kanë dhënë një njoftim zyrtar lidhur me shkaqet apo bazën ligjore mbi të cilën është kryer shoqërimi i gjashtë qytetarëve.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






