

LEZHË, 2 nëntor 2026 – 16-vjeçari Arjon Xhezairi ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë, një javë pasi u aksidentua me çiklomotor në zonën e Balldres, në Lezhë. I mituri nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të rënda të marra nga aksidenti i ndodhur më 26 tetor.
Ngjarja u regjistrua rreth orës 14:25, në aksin rrugor Balldre–Rraboshtë, teksa 16-vjeçari po kthehej nga shkolla. Sipas të dhënave paraprake të Policisë, dyshohet se i mituri ka humbur kontrollin mbi çiklomotorin që drejtonte dhe është rrëzuar në rrugë.
Si pasojë e aksidentit, ai pësoi dëmtime të rënda trupore dhe u transportua me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku mori ndihmën e nevojshme mjekësore.
Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta mbajtur në jetë, 16-vjeçari ka ndërruar jetë ditën e sotme, duke mos i mbijetuar plagëve të marra në aksident.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






