Transmetuar më 02-11-2026, 17:17

Një defekt sot në avionin Londër-Tiranë, bëri që pasagjerët të mos vinin në Shqipëri dhe u rikthyen në Angli, ndoshta për një fluturim të ri.

Ngjarja ndodhi paraditen e sotme në fluturimin e British Airways Londër-Tiranë, raporton noa.al duke cituar një publikim në rrjetet sociale të pastorit Paulin Vilajeti i cili njoftoi:

"Pas një ore fluturim me British Airways, nga Londra për në Tiranë, avioni pësoi defekt në ajër dhe u detyruam të kthehemi sërish në Heathrow".

Nga kërkimi që noa.al bëri rezulton se fluturimi ishte planifikuar sot në orën 09.10 të mëngjesit. Pasi avioni siç tregon pasagjeri, u vërtit një orë në ajër, është ulur sërish në Londër. Dyshimet ishin se një derë e avionit nuk ishte mbyllur.

Të dhënat për fluturimet tregojnë se British ka bërë fluturim të ri në 12.22 ora londineze. BA380 ka mbërritur në Rinas rreth orës 16.25.

Pastori thotë se në fund çdo gjë përfundoi mirë dhe zbritën të sigurt në tokë.

Ndërsa shtoi: "Sot nuk mbërrita në Tiranë në orar, por mbërrita më afër qiellit. Kuptova edhe një herë se jeta jonë është tërësisht në duart e Tij".

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit