

SHKODËR, 2 nëntor 2026 – Një godinë në qendër të qytetit të Shkodrës është përfshirë nga flakët mesditën e kësaj të hëne. Menjëherë pas sinjalizimit për zjarrin, në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë për neutralizimin e flakëve.
Sipas informacioneve paraprake dhe pamjeve nga vendngjarja, dyshohet se zjarri ka nisur në tarracën e godinës, ndërsa më pas ka përfshirë një pjesë të saj.
Deri në këto momente, shkaku i rënies së zjarrit mbetet i paqartë. Gjithashtu, nuk ka ende informacion zyrtar nëse ka persona të lënduar si pasojë e incidentit.
Forcat zjarrfikëse vijojnë ndërhyrjen për shuarjen e flakëve, ndërsa pritet që në vijim të dalin detaje të tjera lidhur me rrethanat e ngjarjes dhe dëmet e shkaktuara.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





