

Ministri i Drejtësisë Toni Gogu foli para pak publikisht mbi takimin që kishte me Erion Veliajn në burg dhe çfarë ndodhi aty.
Gogu pranoi se ka shkuar të premten dhe e ka takuar Veliajn në burgun e Fierit:
"Po, e kam takuar Erion Veliajn të premten. Në ushtrim të përgjegjësive të mia si Ministër i Drejtësisë, kam shkuar për t’u njohur me kushtet e trajtimit të tij dhe për të dëgjuar ankesat e shprehura publikisht nga avokati i tij", thotë Gogu.
Duke rikthyer në vëmendje se "me Erionin më lidh një miqësi shumë e hershme, të cilën e dinë të gjithë", Gogu pranon se ka patur tension mes tyre kur thotë ""Nuk i gjej dot arsyet pse janë stisur ato të pavërteta dhe nuk dua ta besoj që i ka thënë apo shkruar Erioni".
Bëhet fjalë për publikimet më herët sot se ai i ka kërkuar Veliajt që të zbatojë një porosi të Ramës për të dorëzuar mandatin e kryetarit të bashkisë Tiranë.
News24 citoi avokatin mbrojtës të Erion Veliajt, Plarent Ndreca, të ketë konfirmuar se mbrëmjen e së premtes më 30 tetor, ministri i Drejtësisë Toni Gogu ka zhvilluar një vizitë urgjente në burgun e Fierit ku sipas tv i ka thënë:
“Jam me porosi të Kryeministrit këtu. Dua të të përcjellë tekstualisht atë që Kryeministri më ka porositur: ‘Është hera e fundit që po të drejtohem si babai yt politik, nga sot e tutje do të drejtohem vetëm si kryeministër.. Dorëzo mandatin urgjentisht. Delego pushtetin te emrat që do të them unë. Hiq dorë nga avokati Plarent Ndreca. Në të kundërt, do të transferoj te burgu 302 dhe do orientoj SPAK-un të nisë hetime për minim të rendit kushtetues dhe do të të kalb në burg".
Duke komentuar këtë publikim, Gogu tha: "Kush më njeh e di se nuk ka asnjë shans, në këtë botë apo në tjetrën, që unë të shqiptoj “mesazhet” që më janë vënë në gojë. Jam vërtet i befasuar.
Kam shkuar për të dëgjuar shqetësimet e një njeriu pas një tymnaje mediatike dhe shqetësimeve të kuptueshme të kujtdo që shqetësohet kur flitet për liri e të drejta. Rrethanat e vizitës janë të dokumentuara dhe të verifikueshme.
Për të tjerat, koha dhe e vërteta ecin dorë për dore". /noa.al
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





