

Një djalë i ri ka humbur jetën në moshë fare të re dhe një hetim i kryer nga policia e Shtetit bëri një konstatim të rrallë.
Djali 30 vjeçar E.H., banues në Peqin, ka humbur jetën për shkak të konsumimit të pijeve alkoolike.
Hetimi policor evidentoi se i riu kishte konsumuar para se të vdiste një sasi të konsiderueshme pijesh alkoolike të cilat i sollën vdekjen e dhimbshme.
Ishin familjarët ata që e gjetën pa shenja jete djalin 30 vjeçar dhe me sa shpejtësi të mundeshin e dërguan në spitalin e Peqinit.
Mbërritja atje nuk pati vlerë sepse mjekët vetëm sa konstatuan vdekjen e të riut. Ata thanë se 30 vjeçari ka humbur jetën për shkak të konsumimit të pijeve alkoolike.
Ky ishte një rast i rrallë kur konsumi i alkoolit shkakton vdekje të shpejtë për më tepër te një moshë e re. /noa.al
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






