Transmetuar më 02-11-2026, 13:03

TIRANË, 2 nëntor — Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, i ka kërkuar zyrtarisht Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) vendosjen e masave administrative financiare ndaj 13 subjekteve politike. Kërkesa vjen pas auditimit të raporteve financiare lidhur me fondet e përfituara dhe shpenzimet e kryera gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025.

Sipas dokumentacionit të përcjellë pranë KAS-it, procesi i verifikimit ka nxjerrë në pah një sërë shkeljesh të Kodit Zgjedhor dhe detyrimeve ligjore për transparencë financiare. Ndër parregullsitë kryesore të konstatuara përfshihen vonesat ose mosdorëzimi i raporteve nga kandidatët e listave shumëemërore, mospërputhjet kontabël, gabimet aritmetike, si dhe mosdeklarimi i transaksioneve bankare gjatë periudhës zgjedhore.

Sanksionet financiare të propozuara nga Komisioneri Zgjedhor ndahen në tri kategori, sipas shkallës së shkeljes:

Sanksion me gjobë 2,000,000 lekë (për mosdorëzim të raportit financiar):

Partia Rruga e Vërtetë Shqiptare

Partia Aleanca Arbnore Kombëtare

Sanksion me gjobë 500,000 lekë:

Partia Bashkimi Liberal Demokrat

Partia Aleanca Demokracia e Re

Partia Aleanca Konservatore për Shqipërinë

Partia Kristian Demokrate

Partia Lëvizja Atdheu

Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare

Sanksion me gjobë 100,000 lekë:

Partia Balli Kombëtar

Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut

Partia Djathtas 1912

Partia Socialdemokrate

Partia Nisma Thurje

KAS ka nisur ditën e sotme shqyrtimin e kërkesës zyrtare të KQZ-së për të marrë vendimin përfundimtar mbi zbatimin e këtyre masave administrative.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit