Transmetuar më 02-11-2026, 11:54

TIRANË — Studentët kanë nisur ditën e 21-të të protestës kundër qeverisë, duke u mbledhur fillimisht para Universitetit Politeknik e më pas duke u drejtuar drejt Universitetit të Arteve.

Të rinjtë janë futur brenda ambienteve të godinës së Universitetit të Arteve dhe më pas në Fakultetin e Drejtësisë, ku u kanë bërë thirrje studentëve të tjerë për bojkotim të plotë të procesit mësimor dhe bashkim me reagimin qytetar. Gjatë marshimit dhe hyrjes në fakultete, protestuesit kanë lëshuar thirrje si “Bashkohuni me ne”, “Rama jepe dorëheqjen”, si dhe “Rama në burg, Berisha në burg”.

Tubimet e studentëve vijojnë prej tre javësh, ndërsa kërkesat e tyre përshkallëzohen me thirrje për bojkot arsimor dhe ndryshime politike në vend.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit