Transmetuar më 02-11-2026, 11:32

TIRANË — Kontrolli i qarkullimit rrugor në Shqipëri pritet të hyjë në një fazë të re teknologjike nga 1 janari, përmes aktivizimit të radarëve inteligjentë dhe pajisjeve të avancuara të mbikëqyrjes në 14 akse kryesore rrugore që shtrihen në një gjatësi prej afro 200 kilometrash.

Policia e Shtetit ka nisur trajnimet e efektivëve që do të punojnë pranë Qendrës së Monitorimit të Trafikut, ku shkeljet do të evidentohen përmes teknologjisë pa praninë e patrullave fizike në terren. Sistemi i ri do të përdorë kamerat me rreze aktive, sensorët dhe radion për të regjistruar shpejtësinë, pozicionin, kohën dhe përmasat e automjeteve në kohë reale. Projekti shoqërohet gjithashtu me një trajtim të ri financiar për efektivët e angazhuar në këtë strukturë, pagat e të cilëve pritet të arrijnë deri në 1800 euro.

Segmente rrugore që përfshihen në fazën e parë të monitorimit inteligjent:

Tiranë–Elbasan (26.4 km): Nga zona e TEG-ut deri në Bradashesh.

Durrës–Plazhi i Unazës (5.9 km): Nga Mbikalimi i Shkozetit deri në Plepa.

Durrës–Kavajë (9.81 km): Autostrada e Rrogozhinës, nga Plepat deri në Kavajë Veri.

Unaza e Kavajës (7.89 km): Nga pjesa veriore deri në pjesën jugore të qytetit.

Kavajë–Rrogozhinë–Lushnjë (13.9 km): Nga Rrogozhina në Korridorin VIII deri në Lushnjë Veri.

Unaza e Lushnjës (4.62 km): Nga pjesa veriore deri në pjesën jugore të qytetit.

Lushnjë–Fier (20 km): Nga pjesa jugore e Lushnjës deri në Mbrostar.

Unaza e Fierit (21.5 km): Nga Mbrostari deri në Levan.

Fier–Vlorë (24 km): Nga Levani deri te rruga Transballkanike në Vlorë.

Vorë–Ahmetaq (6.52 km): Nga Vora deri në kryqëzimin me rrugën e Ahmetaqit.

Qafë-Kashar–Rinas–Ahmetaq (9.59 km): Segmenti që përfshin mbikalimin e Qafë-Kasharit dhe lidhjen me Ahmetaqin.

Kryqëzime dhe rampa lidhëse (5 km): Segmente lidhëse dhe rampa në akset e përfshira në projekt.

Faza e parë prej 200 kilometrash do të shërbejë si pikënisje për zgjerimin e mëtejshëm të sistemit të monitorimit inteligjent edhe në akse të tjera kombëtare.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit